Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve ndaras Автор темы: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА
Shkruhen ndaras të gjitha ato njësi që janë pjesë e një togfjalëshi, e një lokucioni ose e një emërtimi të përbërë.
[Edited at 2003-11-06 01:01] | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Aug 25, 2003 |
a) togfjalëshat e tipit: emër në emërore + emër në rasën rrjedhore, gjymtyrët e të cilëve ruajnë pavarësinë e tyre morfologjike: bar blete, bar ethesh, bar gjaku, bar miu, bar peshku, bar veshi, bar zemre, lule blete, lule dhensh, lule gjaku, lule sahati, lule sapuni, lule shqerrash, vaj peshku etj. | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Aug 25, 2003 |
Po kështu shkruhen edhe togfjalëshat me kuptim mbiemëror, të përbërë nga emrat bojë ose ngjyrë me një emër në rrjedhore: bojë (ngjyrë) argjendi, bojë (ngjyrë) ari, bojë (ngjyrë) arre, bojë deti, bojë dheu, bojë gruri, bojë hiri, bojë limoni, bojë mishi, bojë mjalti, bojë plumbi, bojë preshi, bojë qielli, bojë shege, bojë tulle, bojë ulliri, bojë uthulle, bojë vaji etj. | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА
Në pajtim me përdorimin e sotëm emërtimet gjel deti, lule dielli, panxhar sheqeri mund të shkruhen edhe njësh, si fjalë të vetme: gjeldeti, luledielli, panxharsheqeri. | |
|
|
Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Aug 25, 2003 |
b) ndajfoljet dhe lokucionet ndajfoljore si: së afërmi, së bashku, së dyti, së fundi, së jashtmi, së larti, së paku, së pari, së toku, së thelli; më së fundi, më së miri; për së afërmi, për së gjalli, për së largu, për së mbari etj.; më dysh, më tresh, më katërsh; për një, për dy, për tre etj. | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Aug 28, 2003 |
Lokucionet foljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën "e": këmbë mbi këmbë, dita me ditë, nata me natë, buzë më buzë, dorë më dorë, gojë më gojë, grykë më grykë, kokë më kokë, kot më kot, krah më krah, majë më majë, qoshe më qoshe, sy më sy, thikë më thikë, vesh më vesh, ca nga ca, dy nga dy, një nga një, pak nga pak, tre nga tre, rrugë pa rrugë, punë pa punë, b... See more Lokucionet foljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën "e": këmbë mbi këmbë, dita me ditë, nata me natë, buzë më buzë, dorë më dorë, gojë më gojë, grykë më grykë, kokë më kokë, kot më kot, krah më krah, majë më majë, qoshe më qoshe, sy më sy, thikë më thikë, vesh më vesh, ca nga ca, dy nga dy, një nga një, pak nga pak, tre nga tre, rrugë pa rrugë, punë pa punë, brez pas brezi, herë pas here, kohë pas kohe, aty për aty, ballë për ballë, ditë për ditë, dorë për dorë, dhëmb për dhëmb, fjalë për fjalë, krah për krah, mes për mes, mot për mot, një për një, pikë për pikë, sot për sot, sy për sy, tani për tani, vit për vit etj.; fund e krye, fund e majë, kokë e këmbë, lesh e li, qesh e ngjesh, shkel e shko, mirë e tumirë, keq e tukeq, mbarë e prapë, rreth e (për)qark, rreth e rrotull, veç e veç etj. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Aug 28, 2003 |
ndërtimet e tipit "me" ose "për + emër" në kallëzore të pashquar, me vlerë kryesisht ndajfoljore: me ditë, me hir, me kohë, me natë, me ngut, me padurim, me pahir, me rradhë, me rend, me vrap, për shembull, me të pabesë etj.; po kështu edhe (më ra) ndërmend, (e la) pas dore etj. | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Aug 28, 2003 |
numërorët themelorë të formuar me pjesmarrjen e fjalëve "mijë, milion, miliard" etj. dhe pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën "e": një mijë, dy mijë, tri mijë, dhjetë mijë, pesëdhjetë mijë, dyzet mijë, dyqind mijë, një milion, dy milion..., një miliard, dy miliard... etj.; njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e shtatë, tridhjet e dy, dyzet e katër, shtatëdhjetë e tre, njëqind e një, njëqind e trembëdhjet... See more numërorët themelorë të formuar me pjesmarrjen e fjalëve "mijë, milion, miliard" etj. dhe pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën "e": një mijë, dy mijë, tri mijë, dhjetë mijë, pesëdhjetë mijë, dyzet mijë, dyqind mijë, një milion, dy milion..., një miliard, dy miliard... etj.; njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e shtatë, tridhjet e dy, dyzet e katër, shtatëdhjetë e tre, njëqind e një, njëqind e trembëdhjetë, treqind e pesëdhjetë e katër, një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre, njëzet e tetë mirë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë, një milion e pesëqind mijë e dyqind e dymbëdhjetë etj. ▲ Collapse | |
|
|
Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Oct 4, 2003 |
lokucionet parafjalore ose lidhëzore si: aq sa, ashtu si, deri ku, deri kur, deri në, deri te, duke qenë se, edhe pse, edhe sikur, gjer kur, gjer në, gjer te, kaq sa, kështu që, kurdo që, mjaft që, në është se, në qoftë se, në mënyrë që, në rast se, ngado që, po qe se, po të jetë se, që në, që se, që te, qysh se, sado që, sapo që, si edhe, sido që, tekdo që, vetëm se etj. | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Oct 4, 2003 |
shprehjet emërore për qind, për mijë etj. pesë për qind, qind për qind, njëqind e pesëdhjetë e pesë për qind, dyqind për mijë, 8 për qind, 120 për qind, 50 për mijë* etj. *Shenjat % (për qind) dhe për mijë mund të përdoren vetëm pas një numri të shënuar me shifra: 5%, 90%, 80% etj. | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Oct 5, 2003 |
pjesëza "u" e trajtave pësore-vetvetore, kur ndodhet para foljes: u afrova, u kërkua, u lodhëm, u nisëm etj. | | | Monika Coulson Local time: 00:47 Член ProZ.com c 2001 английский => албанский + ... Автор темы ЛОКАЛИЗАТОР САЙТА Shkruhen ndaras: | Oct 5, 2003 |
lokucionet pasthiromore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime etj., pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore: Mbeçi me shëndet!, Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!, Mirë se na erdhët!, Mirë se vjen!, Mirë se na vjen!, Mirë se vini!, Mirë se të vini!, Puna mbarë! Punë të mbarë!, Udha mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë pastë!, Nga mot gëzuar!, E paçim m... See more lokucionet pasthiromore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime etj., pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore: Mbeçi me shëndet!, Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!, Mirë se na erdhët!, Mirë se vjen!, Mirë se na vjen!, Mirë se vini!, Mirë se të vini!, Puna mbarë! Punë të mbarë!, Udha mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë pastë!, Nga mot gëzuar!, E paçim me jetë!, Për shumë vjet!, Për shumë vjet gëzuar!, Qofshi shëndoshë!, Me shëndet!, Shëndet paç!, Shëndet paçi!, Shëndet paçin! etj.; Ju falemi nderit!, Të falem nderit! etj.; Kryet shëndoshë!, Qofshi vetë!, Të rrosh vetë!, Vetë shëndoshë! etj. Po kështu shkruhen edhe: Si urdhëron!, Si urdhëroni! etj. ▲ Collapse | | | На этом форуме нет отдельного модератора. Если вы хотите доложить о нарушении правил сайта или нуждаетесь в помощи, просим связаться с персоналом сайта » Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve ndaras Trados Business Manager Lite | Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
| Protemos translation business management system | Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |